Sapo kanë përfunduar takimet e sotme të Seria A, ku janë 10 ekipe që mbyllën kampionatin. Kështu Milani dhe Interi bënë detyrën, ndërsa Juventusi regjistroi humbjen e dytë radhazi përballë Romës.
Të besuarit e Piolit fituan 3-0 kundër Cagliarit në “San Siro”, dhe e mbyllën sezonin në vendin e gjashtë duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Europa League. Nga ana tjetër Interi fitori me Atalantën 2-0, ku zikaltrit siguruan vendin e dytë.
Juventusi i Sarrit humbi sërish, ku kujtojmë që llogaritë për titullin ka kohë që i ka mbyllur. Ndërsa Napoli fitoi 3-1 me Lazion, ku Immobile tashmë është zyrtarisht golashënuesi më i mirë në Europë. /abcnews.al