FIFA ka reaguar menjëherë pas një lajmi të publikuar në mediat italiane në lidhje me rritjen e kohëzgjatjeve të ndeshjeve.
Në lajmin e publikuar dhe që u bë viral thuhej se ndeshjet në “Katar 2022” do të zgjatin 100 minuta, nëse IFAB do ta miratonte propozimin.
Shkak për zgjatjen e ndeshjes thuhej se është ulja e kohës efektive në ndeshjet e futbollit, për shkak të vonesave të shumta.
Gjithsesi FIFA ka reaguar dhe thekson se nuk do të ketë ndryshim të rregullave sa i takon kohëzgjatjes së ndeshjeve për “Katar 2022” apo në kompeticione të tjera. / abcnews.al
FIFA Statement
Following some reports and rumours spread today, FIFA would like to clarify that there will be no changes to the rules regarding the length of football matches for the FIFA World Cup Qatar 2022™️ or any other competition.
— FIFA Media (@fifamedia) April 6, 2022