Ndeshjet 100 minuta dhe “offside” automatik, revolucion në “Katar 2022”?

schedule17:56 - 6 Prill, 2022

schedule 17:56 - 6 Prill, 2022

FIFA po mendon për një vendim revolucionar, për shkak se minutat e lojës efektive në ndeshjet e futbollit janë ulur.

Vonesat janë të shumta dhe për këtë po mendohet që ndeshjet të mos zgjatin më 90 minuta, por të bëhen 90 minuta, që të shtohen minutat e lojës efektive.

Ky vendim mund të merret para Botërorit “Katar 2022”, por më parë FIFA duhet t’ia kërkojë këtë IFAB dhe vetëm me miratimin e saj mund të ndodhë.

Risia tjetër lidhet me pozicionet jashtë loje, që mund të kapen automatikisht dhe t’u sinjalizohen automatikisht arbitrave në orët e tyre elektronike, çka sjell edhe uljen e vonesave. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!