Dinamo e Kiev dhe Borussia Dortmund do të zhvillojnë ndeshje miqësore mes tyre në fund të këtij muaji.
Ky takim do të luhet në “Signal Iduna Park” më 26 prill dhe do të zhvillohet për “t’u dhuruar lavdi heronjve ukrainas”.
“Ndeshje për paqen! Le të ndalojmë Luftën!”, është motoja e ndeshjes miqësore mes skuadrën së Bundesligës dhe ekipit më të njohur të futbollit lindor.
Dinamo do të zhvillojë një sërë ndeshjesh bamirësie me sloganin: “Ndeshje për paqen! Le të ndalojmë Luftën!“. E para do të luhet në Varshavë kundër Legias më 12 prill.
— Borussia Dortmund (@BVB) April 8, 2022
/f.a/abcnews.al