Ashtu siç ishte planifikuar, pasditen e kësaj të shtune, tekniku i Kombëtares polake, Fernando Santos, i shoqëruar nga mesfushori, Gregorz Krychowiak zhvilluan konferencën për shtyp në prag të sfidës së mbrëmjes së nesërme, ndaj Shqipërisë të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Menjëherë pas teknikut, Fernando Santos fjalën e mori, Krychowiak, i cili “paralajmëroi” Kombëtaren shqiptare, se në “Air Albania”, Polonia ka ardhur për të fituar, teska shtoi se janë përgatitur për ta luajtur me gjithë forcat e tyre përballjen e mbrëmjes të së dielës.
“Jam i vetëdijshëm për rëndësinë që paraqet ndeshja për skuadrën dhe rëndësinë që ka për të. Por ekipi ka luajtur me Shqipërinë edhe më parë dhe është e vetëdijshme edhe paraqitjen e skuadrës shqiptare, atë që pret nga kundërshtari por edhe nga publiku, atmosferën e nxehtë. Ekipi do të përpiqet më të gjitha forcat që Polonia të fitojë ndeshjen dhe të kthehet në shtëpi me tre pikët.
Secili ka të drejtën të thotë çfarë të dojë në media, por nuk e vlerësoj atmosferën si të rënduar. Përkundrazi, jemi të motivuar për ndeshjen me Shqipërinë dhe e kuptojmë mirë rëndësinë që paraqet kjo ndeshje për kualfikimin në Europian. Ndaj do të bëjmë çmos të fitojmë ndeshjen. Jemi të kënaqur brenda skuadrës dhe besojmë ashtu si edhe trajneri që do të kalojmë më tej.
Preferoj më mirë të fitoj tre pikë se sa të luaj superndeshje e të humbas. Se një humbje në Tiranë do të komplikonte shumë situatën. Ndaj të gjithë vëmendjen e kam vetëm te rezultati, vetëm te fitorja, ky është prioriteti ynë.
Atmosferë e nxehtë në tribuna? Tek e fundit kjo është një lojë futbolli 11 kundër 11 lojtarë, rëndësi ka edhe ambienti përreth. Por nuk është gjëja me rëndësishme. E gjithë vëmendja jonë është te loja dhe dëshira e skuadrës është të fitojë 3 pikë nga kjo ndeshje.
Morali i skuadrës është shumë i lartë, jemi të përgatitur për të luajtur një ndeshje me synimin për ta fituar. Vlerësojmë shumë kundërshtarin që ka cilësi të mira dhe luan në fushën e vet përballë publikut të vet që do t’i japë më shumë energji e vrull. Por jemi të përgatitur të luajmë me të gjitha forcat tona”, deklaroi ai. /i.m /abcnews.al