“Ndeshje e shpifur, të ulim kokën! Tifozët? I kemi gëzuar gjithë këto vite”

schedule17:39 - 21 Mars, 2021

schedule 17:39 - 21 Mars, 2021

Juventusi dështoi në shtëpi përballë Beneventos, sfidë të cilën e humbi 0-1. Titulli i dhjetë radhazi kampion nuk do të vijë dhe një gjë e tillë pranohet indirekt nga Fabio Paratici. Drejtori sportiv i bardhezinjtë foli pas ndeshjes për mediat, ku ndër të tjera tha:

Ndodhem këtu për të kujtuar që i kemi dhuruar shumë gëzime tifozëve në vitet e fundit, por sot i hidhëruam ata. Luajtëm një ndeshje të shpifur, për shumë shkaqe të ndryshme. Kampionati nuk ka mbaruar, të ulim kokën, të kuptojmë ku kemi gabuar dhe të përmirësohemi.

Ne kemi lojtarë që janë mësuar me presionin. E përsëris, duhet të ulim kokën dhe të përmirësohemi. Mund të qëndrojmë tre ditë radhazi duke u marrë me shkaqet e kësaj paraqitje. Shumë aspekte do i analizojmë në dy javët e ardhshme“, deklaroi Paratici. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!