Ndeshje e heshtur dhe e vakët, Urugajin e ndalin dy shtyllat për të marrë fitoren

schedule15:55 - 24 Nëntor, 2022

schedule 15:55 - 24 Nëntor, 2022

Uruguaji dhe Korea e Jugut janë ndarë në barazimin pa gola.

Një ndeshje tepër e vakët, pa shumë raste dhe pa emocione. Latinët konsideroheshin favoritë në letër por nuk ia dolën të shënonin në portën e aziatikëve.

Të dyja skuadrat kanë shkuar te zona e njëra-tjetrës, por asnjë rast nuk ishte nga ato për t’u konkretizuar në gol.

Yjet e Urugajit si Nunez, Suarez, Valverde nuk ia dolën të vendosnin në vështirësi portierin Kim. Rasti i vetëm i pastër ishte ajo goditje me kokë nga Godin i cili preku shtyllën. Statistikat flasin qartë për një ndeshje të përgjumur dhe të luajtur vetëm me qarkullim topi.

Në minutën e 90-të, Valverde i Real Madrid ka goditur nga një distancë e konsiderueshme, por shtylla ia mohohn super golin.

Uruguaji dhe Korea e Jugut ndajnë kështu nga një pikë në grup./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!