Ndeshje e “blinduar”/ Masa të shtuara sigurie për sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë

schedule12:43 - 29 Maj, 2025

schedule 12:43 - 29 Maj, 2025

Teksa Shqipëria pret te perballet me Serbine më 7 qershor 2025 në stadiumin “Arena Kombetare” per të kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Policia e shtetit ka nisur prej javësh hartimin e një plani të detajuar sigurie.

Kjo sfidë nuk është vetëm një ndeshje futbolli – ajo vjen me një ngarkesë të thellë emocionale dhe historike, për shkak të së kaluarës mes dy kombëtareve dhe tifozërive të tyre.

AbcNeës meson se se në terren do të angazhohen strukturat më elitare të sigurisë, përfshirë njësinë speciale RENEA, Antiterrorin, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, “Shqiponjat” dhe patrullat e rendit.

Në fokus do të jetë parandalimi i çdo incidenti të mundshëm brenda dhe jashtë stadiumit, si dhe ruajtja e rendit publik gjatë gjithë ditës së ndeshjes. Masat do të jenë të shtuara për shkak të rrezikut të incideteve.

Sektori i Antiterrorit do të ketë një rol kyç në këtë operacion, me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për kontrollin e perimetrit të stadiumit, monitorimin e pikave hyrëse në territorin shqiptar, dhe ndjekjen hap pas hapi të ekipit serb nga mbërritja në Shqipëri e deri në largimin e tyre pas përfundimit të ndeshjes. Ne mbeshtetje te tyre po ashtu do te jete reparti special RENEA qe do te shoqeroj ekipin serb. Ne kete ndeshje do të përdoren edhe pushkë anti-drone, të vendosura rreth stadiumit për të shmangur çdo kërcënim ajror, i cili mund të destabilizojë situatën.

Autoritetet pritet qe ne diten para ndeshjes te dalin edhe me nje thirrje per tifozet se ndeshja duhet të mbetet një event sportiv dhe jo një fushë për përplasje nacionaliste.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!