Ndeshja Shqipëri-Izrael, Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm

schedule12:50 - 10 Qershor, 2022

schedule 12:50 - 10 Qershor, 2022

Ambasada amerikane në Tiranë, pak orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit që do të luhet në stadiumin Air Albania në Tiranë, më 10 qershor, ka ngritur alarmin për qytetarët amerikanë që të shmangin zonën përreth stadiumin pasi “do të ketë turma të mëdha”.

Ambasada kërkon nga qytetarët amerikanë të kenë kujdes dhe i njofton se disa rrugë do të jenë të bllokuara.

“Të premten, më 10 qershor 2022 – do të zhvillohet ndeshja e UEFA Europa Nations League ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit në Arenën Kombëtare të Tiranës, “Air Albania Stadium”.

Autoritetet njoftuan se rrugët përreth stadiumit “Air Albania” do të bllokohen dhe do të vendosen postblloqe policie duke filluar nga ora 16:00 deri në fund të ndeshjes (ndeshja është planifikuar të fillojë në 20:45). Rrugët e bllokuara do të jenë: “Dervish Hima”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II” si dhe “Kolonat” në sheshin “Italia”. Ju lutemi vini re se këto mund të ndryshojnë.

Ambasada e SHBA këshillon fuqimisht qytetarët amerikanë dhe personelin e ambasadës amerikane që të shmangin zonën e stadiumit të premten më 10 qershor.

Për shkak të turmave të mëdha që priten në Tiranë, ju lutemi të tregoni kujdes në të gjithë qytetin dhe të jeni të vetëdijshëm për vendondodhjen tuaj. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thekson ambasada amerikane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!