Policia, që prej mëngjesit të së hënës ka nisur një plan masash për sa i përket, shitjes se biletave në tregun e zi për ndeshjen Shqipëri-Andorra.
Dhjetra agjentë të policisë kanë nisur gjurmimin në rrjete sociale, por edhe në terren përreth stadiumit para ndeshjes për shkak se ka pasur informacion se mund të ketë ketë aktivitet të paligjshëm duke shitur biletat me cmim shumë më të lartë nga sa janë realisht.
Ndërkohë po vlerësohen edhe situata të mundshme që mund të krijohen nga Tifozët për shkak se grupe sic janë “Tifozët Kuq e Zi” kanë pretenduar se janë lënë pa bileta dhe pa mundësi për të ndjekur ndeshjet e kombëtares në stadium.
Lidhur me këtë situatë policia ka marrë masat për të mbajtur nën vezhgim dhe nën kontroll tifozeritë e organizuara që do të paraqiten mbrëmjen e sotme në stadium./abcnews.al