Ndeshja Maqedoni e Veriut-Kosovë, kreu i tifo-grupit “Dardanët” tregon sa janë shanset e fitores

schedule09:10 - 8 Tetor, 2020

schedule 09:10 - 8 Tetor, 2020

Mbrëmjen e sotme në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Shkup, e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës play-off të Ligës së Kombeve.

Kjo ndjeshje, përveç se një sfidë në futboll, është cilësuar edhe si ‘lufta e dardanëve’, pasi tifozët shqiptarë ‘i kanë bërë ballë’ pandemisë dhe kanë shkuar të mbështesin ekipin nga afër.

Në një lidhje direkte nga Prishtina për ‘ABC e Mëngjesit’, kreu i tifo-grupit “Dardanët” Lulzim Berisha dhe nga Shkupi gazetari sportiv Mustafa Ademi kanë ndarë emocionet e tyre rreth kësaj përballje.

“Deri para një jave i shikoja 50 me 50, mirëpo kjo që ka ndodhur me lojtarët që nuk do të luajnë, si Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani, më bën të mendojë që Maqedonia do të jetë favorite.

Shpresoj nga zemra që njëra nga këto dy kombëtare të jenë në Europian vitin e ardhshëm”, u shpreh Ademi.

Ndërkohë Berisha tha se: “Mendoj se Kosova shkon tutje, se Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk kanë çfarë çojnë tutje. Forca Kosova, forca edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Janë të mirëpritur, edhe pse kanë shtet të flliqur”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!