Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ndeshja e yjeve”, Amerika kundër botës/ NBA ndryshon formatin e “All Star Game” për vitin 2026

schedule12:38 - 12 Nëntor, 2025

schedule 12:38 - 12 Nëntor, 2025

Është ndeshja më e shumëpritur. Ajo që mbledh yjet e NBA. Duke I vendosur përballë në një sfidë ku më shumë se rezultati, gjithçka bëhet për spektaklin.

Bëhet fjalë për “All Star Game”, për të cilën NBA ka njoftuar se do të vijë me një format krejt të ri në 2026. Nuk do të ketë një ndarje mes Konferencave, por dy ekipe të përbërë nga lojtarë amerikanë dhe një tjetër me lojtarë nga pjesa tjetër e botës.

Ndeshja e yjeve për vitin 2026 është në program më 15 shkurt në “Intuit Dome” në Los Angeles, arena dhe shtëpia e Clippers.

Formati i ri përfshin një fazë grupesh me katër ndeshje 12-minutëshe, dhe dy fituesit e këtij grupi do të avancojnë në finalen e “All-Star Game”.

Ekipet do të përbëhen nga një minimum prej tetë lojtarësh, ndërsa do të përfshihen dymbëdhjetë basketbollistë nga skuadrat e Konferencës Perëndimore dhe po aq nga Konferenca Lindore.

Kjo është një tjetër përpjekje e NBA për të rikthyer prestigjin dhe konkurrencën në “Ndeshjen e Yjeve” që vitet e fundit është përballur me kritika të ashpra për mungesën e angazhimit të treguar nga lojtarët.

Pavarësisht kësaj, “All Star Game” vijon të mbetetnjë ndeshje emblematike e basketbollit amerikan, duke mishëruar spektaklin dhe magjinë e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!