NDESHJA E SOLIDARITETIT, 51 tullumbace dhe një minutë heshtje për Shyqyri Rrelin

schedule18:07 - 10 Janar, 2020

schedule 18:07 - 10 Janar, 2020

Shqipëri-Itali, një ndeshje ndryshe, mes veteranësh. Luhet për të grumbulluar të ardhura për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ky takim nisi me një minutë heshtje, në nderim të viktimave të tërmetit, si dhe të ish-lojtarit dhe ish-trajnerit të Shqipërisë, Shyqyri Rrelit. Nderimi nuk mbaron me kaq, pasi u lëshuan në ajër 51 tullumbace të bardha për 51 viktimat që shkaktoi tërmeti.

Tullumbacet e lëshuara në ajër (Foto: Supersport)

FORMACIONET – Ndërkohë që muzika luhet dhe tifozët futen në stadium, janë publikuar edhe formacionet e trajnerëve Gianni De Biasi dhe Ilir Shulku. Më poshtë titullarët  e përzgjedhur dhe lojtarët që kanë në dispozicion. Ndeshjet do të jenë 30 minutëshe dhe në rast barazimi zgjidhen me penallti.

SHQIPËRI-ITALI

SHQIPËRIA: Strakosha, Dallku, Curri, Hasi, Lala, Dede, Skela, Rraklli, Murati, Shaqiri, Tare. (Të gatshëm: Beqaj, Nexhipi, Jupi, Bushi, Bulku, Duro, Bogdani, Aliaj). Trajner: Ilir Shulku

ITALIA: Chimenti, Zaccardo, Tonetto, Colonnese, Marcolin, Tomassi, Esposito, Perotta, Paganin, Di Biagio, Carbone. (Të gatshëm: Grossi, Maini, Agostini, Bonanni) . Trajner: Giani De Biasi

ARBITRA: Mario Shabanaj, Ani Kociaj, Egin Morina, Saet Kazani