Zvicra do të ndeshet pas pak ndaj Brazilit, një sfidë tepër e rëndësishme për të dyja skuadrat.
Pak më parë u bënë zyrtare edhe formacionet, ku u vu re se Xherdan Shaqiri do ta niste këtë sfidë nga stoli. Sipas “Blick”, nuk dihet nëse për Shaqirin do të ketë minuta pasi ai ka një shqetësim në kofshë.
Ndoshta më vonë do të kuptohet më qartë se sa serioz është ky dëmtim, ku është e qartë se është një shqetësim shumë i madh për kombëtaren zviceriane, pasi Shaqiri është një nga lojtarët më kyç të ekipit./ h.ll/abcnews.al