Ndeshja e radhës, rekord i ri. Ronaldo e Ramos pa frena

schedule23:38 - 11 Nëntor, 2020

schedule 23:38 - 11 Nëntor, 2020

Mbrëmjen e sotme u zhvilluan miqësore në mbarë Europën. Portugalia e Cristiano Ronaldos kishte një test të lehtë ndaj Andorrës, të cilën e fitoi me shifrat e thella 7-0. Ylli portugez hyri në fushë në minutën e 46-të dhe nuk e mbylli ndeshjen pa shënuar.

Juventini gjeti golin në minutën e 85-të dhe u ngjit një shkallë më lart në listën e golashënuesve më të mirë të historisë. I sotmi ishte goli numër 746, duke kaluar në këtë renditje Ferenc Puskas dhe Romario.

I vetmi që nuk është arritur nga portugezi është Pele. Rekordi i brazilianit është vetëm 15 gola larg dhe brenda këtij sezoni do të kemi një mbret të ri golash. Por sonte nuk kishte arritje vetëm për Ronaldon.

Spanja luajti ndaj Holandës dhe barazoi me shifrat 1-1. Titullar si gjithmonë ishte Ramos, që me praninë e tij në këtë ndeshje barazoi Gianluigi Buffon si lojtari me më shumë ndeshje në nivel kombëtaresh. Të dy janë në kuotën e 176 ndeshjeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!