Ndeshja e fundit për Lorenzo Insigne me fanellën e Napolit në stadiumin Maradona është kjo ndaj Genoas. Kapiteni napolitan, i cili tashmë ka nënshkruar me Toronton do të largohet nga Napoli. Mes duartrokitjeve, numri 24 mori fjalën për të përshëndetur publikun e tij dhe u emocionua, teksa nuk mbajti dot as lotët.
” Faleminderit një qyteti që më ka dhënë kaq shumë. U gëzuam dhe vuanim, herë-herë u grindëm, por qëndruam gjithmonë bashkë, si një familje e madhe. Qëndrimi në Napoli ishte një përvojë e mrekullueshme, por edhe një përgjegjësi e madhe që e pranova me krenari.
Të largohesh nga Napoli do të thotë të largohesh nga shtëpia, do të më mungoni gjithmonë. Kemi kaluar momente të paharrueshme, kam dhënë gjithmonë maksimumin. Faleminderit nga zemra!”, ishin fjalët e kapitenit të Napolit.
Emotional scenes at Insigne’s final match at the Maradona. Great player, brilliant servant. The captain is in tears pic.twitter.com/TKF652FIne
— Patrick Kendrick (@patrickendrick) May 15, 2022
GRAZIE CAPITANO! ❤️
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/ZakyPObUrL
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) May 15, 2022
/f.a/abcnews.al