Ndeshja e fundit e Ibras në “San Siro”? Pioli: Shpresoj që jo, ai është një kampion

schedule15:10 - 14 Maj, 2022

schedule 15:10 - 14 Maj, 2022

Milan do të përballet ditën e nesërme me skuadrën e Atalantës, një takim që do të luhet në “San Siro” dhe është shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet, pasi bergamaskët kërkon të kualifikohet në Europë, ndërsa nga krahu tjetër kuqezinjtë duan të fitojnë titullin kampion.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Milan, Stefano Pioli, foli edhe për sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic, nëse ndeshja me Atalantën ëshë e fundit për sulmuesin.

“A do të jetë ndeshja e fundit për Ibrahimovic në San Siro? Nuk e di, por me të vërtetë shpresoj që jo. Zlatan është një kampion. Nuk e kam fjalën vetëm për aspektin teknik, kam një vlerësim të jashtëzakonshëm për të, shpresoj të mos jetë kështu, por ai ka inteligjencën dhe pjekurinë e duhur për të kuptuar se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tij”, ka theksuar Pioli. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!