Nga Romina Braho
E kanë quajtur të çmendur kur dëgjuan idenë e tij. Iu shkrep në kokë të mbjellë kënetën. Po! Këto toka në Divjakë të Lushnjës, për vite me radhë ishin djerrë, sepse ishin pjesë e kënetës dhe askush, por askush, nuk e mori guximin ‘ti mbillte. Duhet të vinte Shpetim Oseku nga Tirana dhe të niste projektin më të çmendur të jetës së tij. Nga ish-sportist rekordmen, në fushën e ndërtimit për 18 vite e i fokusuar tërësisht në plantacionet e shegës.
“Kur erdha këtu shumë miq më thanë ti në rini ke qenë i çmendur, tani je thartuar fare. (qesh). Kështu që filluam me shumë përpjekje. Kam marrë gjithë plehun e Myzeqese këtu, plot 800 trailera.”, thotë Shpëtimi.
Plot 100 hektarë të mbjella me shegë, gojiberry, ullinj dhe kultura të tjera eksperimentale. Po të gjitha të mbjella në kenetë. Se si është e mundur kjo, na e shpjegon Tim Oseku.
“Ne fakt fillimi ka qenë kështu: Një agronom izraelit ka ardhur ka lepirë tokën në kodër dhe në fushë. Në kodër kishte më pak kripë. Bëhet tha. Pastaj filluam analizat e tjera dhe ja ku jemi sot. Unë nga padija guxova kaq shumë.’’, thotë Shpëtimi.
Shpëtimi ka 7 vite që jeton në një kontenier. Ka lënë rehatinë e shtëpisë së tij për t’ju përkushtuar tërësisht plantacioneve të shegëve. Madje me shaka thotë që edhe emra u ka vendosur.
Duket sikur çdo gjëje I është gjetur zgjidhja, por jo, Shpëtimi thotë se çdo ditë haset me probleme të reja dhe I duhet të kontrollojë çdo metër tokë dhe të bëjë eksperimente çdo ditë që të sigurohet për mbarëvajtjen e plantacionit.
“Këtu përditë ka nevojë për të vlerësuar fakte të reja. Mendohet që kur rritet shega shkon poshtë në thellësi ku ka kripe, por falë teknologjisë që kemi përdorur ne kemi parë që shegët nuk I lëshojnë rrënjët më shumë se 30 cm.’’, shpjegon Shpëtimi.
Por përse zgjodhi të mbillte shegë në sipërfaqe kaq të medha?
“4 janë pemët që e durojnë më shumë kripën: shega, ulliri, fiku dhe karcofi. Unë zgjodha sheën se në Evropë nuk mbillet shegë.
Gojiberry është një tjetër zgjedhje e Shpëtimit, frut që në Shqipëri njihet fare pak.
“Zgjodha gojiberry se i përshtatet klima në Shqipëri dhe ështe superfrut. Ka shumë vitamin, ul sheqerin në gjak. Dhe Shqipërisë I mungon kultivimi I një fruit të tillë.”, thotë Shpëtimi.
Destinacioni i gjithë këtij malli është eksporti, por edhe për Shqipërinë Shpëtimi ka plane të mëdha.
“Do mbjell 600ha shegë dhe 170 ha do ndërtoj një agroturizëm. Maksimumi për 6 vite do I kem arritur objektivat e mia”, përfundon Shpëtimi./abcnews.al