Ndërtuan pa leje në tokë publike, arrestohet pronarja e objektit dhe dy punëtorët në Sarandë

schedule08:40 - 15 Qershor, 2021

schedule 08:40 - 15 Qershor, 2021

Tre persona kanë rënë në pranga pasi u konstatuan duke ndërtuar pa leje, në fshatin Cerkovicë në Finiq.

Sipas policisë janë arrestuar pronarja e objektit 65-vjeçarja E.K dhe dy punonjësit 60-vjeçari I.I., dhe A.O., 62-vjeç.

Tre këta persona janë banues në Sarandë. Sakaq materialet procedurale i  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Finiq, Sarandë/Informacion

U konstatuan duke ndërtuar pa leje, në tokë publike, arrestohen në flagrancë pronarja e objektit dhe 2 shtetas që po kryenin punimet.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Cerkovicë, Finiq, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve:

-E.K., 65 vjeçe, banuese në Sarandë (pronarja e objektit);

-I.I., 60 vjeç dhe A. O., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë (punëtorë).

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentete, në tokë publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme./i.k/abcnews.al/