11 persona janë proceduar penalisht në Ksamil për ndërtime pa lejen e organeve kompetente. Gjatë kontrolleve nga policia në zonën e Ksamilit, u konstatuan punime të ndryshme pa leje.
Sipas policisë, disa prej këtyre personave po kryenin ndërtimet edhe në tokë publike duke zënë kështu hapësirën publike. Ndërkohë, kontrollet vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë.