Ndërtoi pa leje e hodhi inerte në det, gjobitet me 25 milion lekë biznesmeni në Himarë

schedule16:28 - 23 Maj, 2020

schedule 16:28 - 23 Maj, 2020

Pronari i një resorti në Himarë është proceduar penalisht pasi akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Ndërtim pa leje”.

Sipas asaj që njofton policia,  A.K ka bërë ndërhyrje të paligjshme në sistemimin e plazhit bregdetar duke hedhur mbeturina dhe inerte, si dhe ka ndërhyrë duke rindërtuar me dërrasa një objekt në plazh, pa leje nga autoritetet.

Veç procedimit penal, IKMT ka ndëshkuar subjektin me një gjobë prej 2.500.000 lekësh për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Puna në resort është pezulluar.

Njoftimi:

Aksioni nga Policia e Himarës në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).

Subjekti privat, një resort në pronësi të shtetasit A.K, ka bërë ndërhyrje të paligjshme në sistemimin e plazhit bregdetar duke hedhur mbeturina dhe inerte, si dhe ka ndërhyrë duke rindërtuar me dërrasa një objekt në plazh, pa leje nga autoritetet.

Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të subjektit, shtetasit A.K., për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Ndërtim pa leje”.

Po ashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektin me masë administrative – gjobë 2.500.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Për kundravajtjen, IKMT nisi procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës.

Policia e Shtetit dhe IKMT u bëjnë thirrje gjithë subjekteve të tregojnë kujdes maksimal në lidhje me pronën publike, pasi në të kundërt do të përballen me pasoja të forta konform ligjit.

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 apo Komisariatin Dixhital. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!