Ndërtoi objekt pa leje tek “Laguna e Patokut” për ta përdorur si lokal, arrestohet 61-vjeçari

schedule15:55 - 21 Tetor, 2023

schedule 15:55 - 21 Tetor, 2023

Një 61-vjeçar ka rënë në pranga pasi ndërtoi pa leje në zonën “Laguna e Patokut”. Sipas policisë 61-vjeçari ndërtoi një objekt njëkatësh, me qëllimin për ta përdorur si lokal.

Kontrollet dhe verifikimet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe veprave të tjera penale kundër mjedisit, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!