“Ndërto dhe vetëm ndërto”, Johnson prezanton planin e rimëkëmbjes ekonomike

schedule08:26 - 1 Korrik, 2020

schedule 08:26 - 1 Korrik, 2020

Qeveria britanike prezantoi planin për rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së thellë të shkaktuar nga koronavirusi.

Kryeministri, Boris Johnson përdori sloganin “Ndërto, ndërto dhe vetëm ndërto”, teksa theksoi se investimet në infrastrukturë dhe sistemin shëndetësor do të shikohen me prioritet.

“Do të ndërtojmë shtëpi, rregullojmë sistemin shëndetësor dhe  qendrat sociale për të luftuar krizën. Të investosh do të thotë të krijosh vende pune e biznese të reja. Pra ky është një program për punë. Gjithashtu për ndërtimin e infrastrukturës sonë, shkollave dhe spitaleve”, deklaroi kryeministri britanik.

Projektet në planin e investimit  përfshijnë:

1.5 miliardë paund për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e spitaleve

100 milion për 29 projekte infrastrukturore përfshirë riparimet e urave në Sandwell dhe përmirësimi i A15 në rajonin Humber

Mbi 1 miliard paund për shkollat

83 milion për mirëmbajtjen e burgjeve

900 milion për projekte lokale

500,000 –  1 milion  për parqe, rrugë  dhe transport./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!