Ndërtimi i Unazës së Madhe në Tiranë, banorët kërkojnë dëmshpërblim për banesat

schedule16:26 - 18 Maj, 2022

schedule 16:26 - 18 Maj, 2022

Për më shumë se dy orë banorë të zonave të Laprakës, Paskuqanit, Babrrusë dhe Babrrusë kanë diskutuar me përfaqësues të ministrisë në lidhje me mënyrën e dëmshpërblimit për banesat që do të shemben për shkak të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Në përfundim të takimit ata u shprehen se nuk kanë marrë një zgjidhje përfundimtare për problemin e tyre dhe janë në pritje të miratimit të një vendimi i cili do saktësojë si do veprohet.

“Ndryshimi i banesës time me të fqinjit tim është zero. Ai e ka lejën e legalizimit unë jo. Duam që të trajtohemi të dy njësoj. Si ai me letra si ai pa letra. Edhe VKM duhet të presim që ta sqarojmë”, tha Bledi Marku.

Nga ndërtimi i Unazës së Madhe në këto 4 zona preken rreth 700 banesa nga të cilat rezultojnë se rreth 300 janë pa leje legalizimi dhe nuk përfitojnë dëmshpërblim sipas ligjit.