Ndërtimet pa leje, hyn në fuqi vendimi për konfiskimin

schedule17:12 - 6 Janar, 2023

schedule 17:12 - 6 Janar, 2023

Në vendim parashikohet që ndërtuesit kanë të drejtën e parablerjes së sipërfaqes së ndërtuar pa leje me çmimet e tregut ose t’ia dhurojnë atë pjesë qeverisë, nëpërmjet kontratës “1 euro”.

Hyn në fuqi vendimi për konfiskimin e objekteve të ndërtuara pa leje.Vendimi është zbardhur në fletoren zyrtare dhe parashikon të gjitha detajet se si  duhet të veprojnë subjektet. Ndërtuesit kanë të drejtën e parablerjes së sipërfaqes së ndërtuar pa leje me çmimet e tregut ose t’ia dhurojnë atë pjesë qeverisë, nëpërmjet kontratave “1 euro”.

Hyn në fuqi vendimi për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllime fitimi.Tashmë kjo vkm  është botuar në fletoren zyrtare dhe parashikon të gjitha hapat që duhet të ndjekë një subjekt që ka shkelur lejen e ndërtimit.

Përpara fillimit të procedurës së konfiskimit ndërtuesve i kërkohet që të paraqiten vullnetarisht për të kaluar me akt  noterial   objektin  në   favor   të   shtetit,   me   një   kontratë me  vlerë  1  euro.

Shpenzimet  për  ekspertët  do të  mbulohen  nga ministria  përgjegjëse  për  administrimin  e  pronës shtetërore,  nga  të  ardhurat  e  siguruara  nga  shitja  e objektit. Kjo pagesë do të jetë 2 % e vlerës së objektit por jo më  pak  se  60.000  lekë  dhe  jo më shumë se 300.000 lekë.

Ndërkohë që afati parashikohet që të jetë jo më shumë se 10 ditë nga dalja e urdhrit të ministrit.

Institucionet  e  interesuara  për  të  përdorur objektet  e  konfiskuara  për qëllime strehimi social apo për interes publik duhet të  shprehin  interesin  e  tyre  pranë  ministrisë përgjegjëse  për  administrimin  e  pronës  shtetërore për t’i përdorur për nevojat e tyre.

Brenda  6  muajve  nga  hyrja  në  fuqi  e  këtij vendimi,  ministria  përgjegjëse  për  administrimin  e pronës   shtetërore ka për detyrë të   krijoj   dhe   administroj  regjistër     të     veçantë     për     regjistrimin     dhe inventarizimin  e  objekteve  të  konfiskuara  me  çdo të dhënë të tyre.

Këshilli  Kombëtar i Territorit ka miratuar disa vendime për konfiskim të ndërtimeve të kryera në shkelje të lejes për qëllim fitimi. Ndërtimet e konfiskuara ndodhen: 9 nëTiranë, 1 në Durrës, 5 në Kavajë, 4 në Vlorë, 2 në Himarë dhe1 në Sarandë. Në total që prej nisjes së këtij provesi pas daljes së VKM përkatëse, numri I godinave të konfiskuara ka shkuar në 22 dhe 1 me kontrate premtim-shitje me vlerë 1 euro.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!