Katër persona kanë rënë në pranga , ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.
Gjatë kontrolleve të realizuar nga policia në Dibër kanë konstatuar se pronari i një lokali 35-vjeçari F.K., po ndërtonte pa leje në pronë publike për qëllime biznesi.
35-vjeçari ka rënë në pranga për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Gjithashtu në H.M., është proceduar penalisht pasi u konstatuar duke kryer punime pa lejen e organeve përkatëse.
Sakaq nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Dibër u arrestuan:
38-vjeçari F.Z., banues në Burrel pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër.
A.R., 25 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar mjetin kamionçinë pa dokumentacion dhe pa leje drejtimi;
G.M., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al/