Ndërron jetë si pasojë e një ataku kardiak kreu i PD Sarandë, u gjet pa ndjenja në rrugë

schedule12:39 - 16 Shkurt, 2021

schedule 12:39 - 16 Shkurt, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Sarandë Hariz Mema ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një ataku kardiak.

Ai është gjetur pa ndenja në fshatin Gjashtë dhe është transportuar në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Hariz Mema drejtoi prej 8 vitesh Partinë Demokratike në Sarandë dhe ishte një prej figurave më të shquara në radhët e saj./mv.abcnmews.al