Ndërron jetë shqiptari në burgun grek

schedule13:59 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 13:59 - 3 Dhjetor, 2023

Një shqiptar është gjetur pa ndjenja në një burg të Trikalasë në Greqi. Sipas mediave greke, 42 vjeçari shqiptar është dërguar menjëherë në një spital pranë, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.

Sipas dyshimeve të para, raportohet se vdekja ka ardhur për shkaqe patologjike. Megjithatë, për ngjarjen pritet të nisë hetimi dhe të zbardhen shkaqet e vdekjes së tij./abcnews.al