Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërron jetë pas lindjes 20-vjeçarja në maternitetin e Gjirokastrës! Shpëton foshnja

schedule09:05 - 13 Nëntor, 2020

schedule 09:05 - 13 Nëntor, 2020

Ngjarje e rëndë. Një 20-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj në Maternitetin e Gjirokastrës. Ajo i është nënshtruar operacionit dhe pas lindjes së fëmijës ka shfaqur komplikime. Nga ana tjetër, mësohet se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

E reja, Klea Muxhaj, ishte shtruar në ditë më parë në ambientet e këtij spitali. Mjekët obstetër nuk i kanë dhënë garanci për të lindur vetë dhe e kanë futur në sallën e operacionit.

Gjithçka ka shkuar mirë në momentin e parë, por pastaj e reja ka ndërruar jetë. Priten verifikimet e nevojshme për të mësuar shkakun që i ka marrë jetën.

Ndërkohë familjarët e 20-vjeçares janë mbledhur jashtë ambientet të maternitetit të Gjirokastrës të pikëlluar nga ngjarja e rëndë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!