Një i burgosur ka ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Lajmi konfirmohet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës nëpërmjet një komunikate për shtyp. Në deklaratë, theksohet se i burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së).
Më tej, Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se organet kompetente po zhvillojnë procedurat ligjore, teksa autopsia do të dalë në përfundime për shkakun e vdekjes.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së)”, thuhet në njoftim./abcnews.al