Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare personi i parë i diagnostikuar me autizëm

schedule14:55 - 19 Qershor, 2023

schedule 14:55 - 19 Qershor, 2023

Donald Triplett, i cili konsiderohet si rasti i parë i diagnostikuar i një fëmije me autizëm, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Termi “autizëm” u krijua për Donald Triplett. Ai ishte “Rasti 1” midis 11 fëmijëve të tjerë që po vëzhgoheshin nga psikiatri Leo Kanner. Bazuar në këto studime, Kanner hodhi bazat për studimin modern të autizmit.

Dr. Kanner përshkroi një çrregullim që përfshinte zakone të përsëritura obsesive, “kujtesë të jashtëzakonshme” dhe një paaftësi për t’u shoqëruar me njerëz të tjerë.

Ndërsa rritej, Triplett vazhdoi të fiksohej, të fliste mekanikisht dhe t’I shmangej bisedave. Megjithatë, për një fëmijë që në moshën katër vjeçare ishte në një institucion, jeta e tij shkoi jashtëzakonisht mirë.

Ai u diplomua jo vetëm nga shkolla e mesme, por edhe nga Kolegji Millsaps, në vitin 1958, ku u diplomua për frëngjisht dhe matematikë dhe ishte anëtar i vëllazërisë Lambda Chi Alpha. Më pas ai punoi si kontabilist në bankën lokale, Bank of Forest, të cilën e themeloi gjyshi i tij.

Me ndihmën e një agjenti udhëtimesh në Jackson, Mississippi, ai ishte në gjendje të udhëtonte vetë nëpër botë.

Jeta e tij u mbulua gjerësisht në një artikull në The Atlantic në vitin 2010, i cili më vonë u bë një libër i titulluar “In a Different Key: The History of Atism”, i cili ishte finalist për Çmimin Pulitzer 2017.

Gazetarët raportuan, ndër të tjera, se statusi social i familjes së Triplett ishte i rëndësishëm për ta ndihmuar atë të siguronte një jetë të denjë, por edhe vendlindja e tij ndikoi shumë në të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!