Një i paraburgosur ka humbur jetën këtë të mërkurë në burgun e Peqinit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi, Andi Gjoci 46 vjeç.
46 vjeçari, i dënuar për vdekje fillimisht mësohet se ka marrë ndihmën e parë mjekësore në paraburgimin e burgut duke i aplikuar Predizelon dhe Adrenalinë, e më pas është nisur urgjent drejt spitalit të Peqinit duke e shoqëruar përgjatë gjithë kohës me masazh kardiak.
Duke parë gjendjen e rënduar, i është injektuar sërish një ampulë Adrenalinë nga mjekët e spitalit, por fatkeqësisht ka gjetur vdekjen. Dyshimet e para janë për një arrest kardiak./abcnews.al