Ndërron jetë në burg opozitari bjellorus Igor Lednik

schedule15:17 - 20 Shkurt, 2024

schedule 15:17 - 20 Shkurt, 2024

Gazetari dhe opozitari bjellorus Igor Lednik vdiq në burg, ku po vuante dënimin për një artikull të botuar në vitin 2022 dhe për të cilin u akuzua për shpifje ndaj Presidentit Alexander Lukashenko.

Lajmin e ka bërë të ditur Partia Socialdemokrate.

Lednik ishte dënuar me 3 vite burg dhe shëndeti i tij ishte përkeqësuar. Gazetari dhe ish-politikani i ishte nënshtruar një operacioni gastrointestinal dhe gjithashtu vuante nga probleme me zemrën.

Ish- kandidatja presidenciale Svetlana Tikanovskaya, një figurë kryesore në disidencën anti-Lukashenko, tha se ishte “shkatërruar” nga vdekja e një luftëtari të palodhur lirie”.

“Kjo vdekje është një simbol tragjik i brutalitetit të regjimit të Lukashenkos. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për çdo vdekje, për çdo hero të humbur,” tha ajo në llogarinë e tij X.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!