Ka ndërruar jetë Pajazit Podrimçaku, kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga Partia Balliste.
Lajmin për vdekjen e Podrimçakut e ka bërë të ditur edhe ish-ministri, Rrustem Berisha.
Berisha shprehu ngushëllime për familjarët dhe miqtë e bashkëpunëtorët e Podrimçakut.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të z. Pajazit Podrimçaku kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës nga Partia Balliste.Shpreh ngushëllimet e mia për familjen, miqtë dhe bashkëpuntorët e tij”, shkroi ai.