Ndërron jetë ish-futbollisti francez, prej 39 vitesh ishte në koma

schedule16:48 - 6 Shtator, 2021

schedule 16:48 - 6 Shtator, 2021

Bota e futbollit në Francë është në zi. Jean-Pierre Adams, ish-mbrojtësi i ekipit kombëtar të Francës me 22 paraqitje, ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare, pasi 39 vitet  e fundit i kaloi në koma.

Ish-futbollisti i lindur në Senegal, i cili iu nënshtrua një operacioni rutinë në gju më 17 mars 1982, nuk u zgjua më kurrë pas një gabimi me anestezi në spitalin e Lyonit.

Adams ndërroi jetë sot në spitalin universitar të Nimes, bën të ditur Sport Mediaset.

Gjithçka po shkon mirë, jam në gjendje të shkëlqyeshme”, fjalët e tij të fundit drejtuar gruas së tij, Bernadette e cila gjithmonë ishte pranë tij.

Nimes, Nice dhe më pas PSG, ishin klubet e karrierës së tij në futboll. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!