Një japoneze që besohet se ishte personi më i vjetër në botë, u nda nga jeta në moshën 119-vjeçare.
Kane Tanaka, e lindur në vitin 1903, u konfirmua nga Rekordet Botërore Guinness në 2019, si personi më i vjetër i gjallë.
Tanaka ndërroi jetë në një spital në Japoninë perëndimore, më 19 prill. Gjatë jetës së saj, ajo preferonte të hante më së shumti çokollata dhe pinte shumë pije me gaz.
LEXO EDHE: 2 sekretet e jetëgjatësisë nga një e moshuar në Japoni, e cila mbushi 119 vjeçe
Tashmë, gruaja aktuale më e vjetër besohet të jetë një murgeshë franceze 118-vjeçare me emrin Lucile Randon./abcnews.al