Ndërron jetë drejtuesi i Volkswagen

schedule15:43 - 16 Janar, 2023

schedule 15:43 - 16 Janar, 2023

Carl Hahn, njeriu që qëndroi për dhjetë vjet të plota në krye të Volkswagen, duke udhëhequr krijimin e gjigantit të sotëm, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Një nga njerëzit më të rëndësishëm në historinë moderne të Grupit Volkswagen, Carl Hahn lindi në Gjermani në vitin 1926 dhe studioi administrim biznesi dhe ekonomi, duke fituar titullin profesor universitar nga Universiteti i Bernës.

Filloi të punojë në Volkswagen në vitin 1954 dhe 28 vjet më vonë ishte drejtuesi i kompanisë gjermane. Nën drejtimin e tij, Volkswagen bleu Seat, Skoda dhe ndërtoi njësitë e para të prodhimit në Kinë.

Deri atëherë ne ishim shumë të fokusuar në Gjermani, ishim një kompani kombëtare. Përveç amerikanëve, nuk kishte marka globale,” tha Carl Hahn në një intervistë të vitit 2020 me botimin gjerman Automobilwoche të Automotive News Group, duke shtuar: ” Ne filluam me Seat dhe ne arritëm ta nxjerrim Volkswagen nga një krizë kur po humbnim para në fabrikat tona në Gjermani .’

Megjithatë, globalizimi i Volkswagen dhe krijimi i një grupi të fuqishëm nuk ishte e vetmja arritje e gjermanit. Ishte Carl Hahn ai që ishte pionieri i ndryshimit të drejtimit të Audi dhe shfaqjes së një profili premium, ndërkohë që ishte edhe pas suksesit të Volkswagen Beetle të mirënjohur në tregun amerikan.

Në vitet 1960, Carl Hahn mori postin e kreut të Volkswagen në SHBA. duke e kthyer Beetle në një ikonë pop dhe duke hedhur themelet për një sukses të papritur tregtar.

Mirëpo, mosmarrëveshjet që pati me drejtuesit e industrisë gjermane të makinave për çështje strategjike e detyruan të jepte dorëheqjen. Carl Hahn punoi në Continental por 10 vjet më vonë u kthye në Volkswagen, ku qendroi deri sa doli në pension. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!