Ndërron jetë “babai” i Copy & Paste

schedule11:33 - 20 Shkurt, 2020

schedule 11:33 - 20 Shkurt, 2020

Larry Tesler, një ikonë e teknologjisë, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Ai nisi të punonte në Silicon Valley në fillim të viteve ’60, atëherë kur kompjuterët nuk ishin të aksesueshëm për shumicën e njerëzve.

Falë të rejave që solli ai, që përfshijnë edhe komandat “cut”, “copy” dhe “paste”, kompjuteri u bë më i lehtë për t’u mësuar dhe për t’u përdorur.

Larry Tesler ka punuar për disa firma të mëdha gjatë karrierës së tij. Nisi te Xerox përpara se Steve Jobs ta afronte te Apple, ku kaloi 17 vite. Pasi la Apple, punoi për një periudhë të shkurtër edhe te Amazon dhe Yahoo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!