34-vjeçarja e cila ndërroi jetën ditën e sotme nga koronavirusi ishte shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se një javë më parë ajo kishte kryer një vizitë në spitalin e Prrenjasit për shkak të sëmundjeve që kishte.
Ndërsa më pas është shtruar në spitalin Infektiv pasi ka shfaqur shenja të koronavirusit.
Burime thonë se shtrimi në spital ka ardhur pak ditë më vonë, por jo nga ana e spitalit të Prrenjasit.
Ajo është viktima më e re nga koronavirusi në vendin tonë. MSH njoftoi se kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa prej disa ditësh kishte qenë e intubuar./abcnews.al