Është ndërprerë numërimi tek “Shkolla e kuqe” në Tiranë. Numëruesit janë shprehur se do të vazhdojnë në orën 12:00, pasi ndihen të lodhur.
Nuk dihet nëse do të ketë një zëvendësim të stafit, apo do të kthehen në drekë për të vijuar më tej.
Në këtë qendër janë numërtuar 8 kuti, ndërsa procesi ka nisur pak pas mesnate në orën 00:30. Janë ende edhe 42 kuti për t’u numëruara. /abcnews.al