Ndërpritet përballja e “Shpresave”, shkak bëhen reshjet e shiut në Malin e Zi

schedule16:16 - 21 Nëntor, 2023

schedule 16:16 - 21 Nëntor, 2023

Prej orës, 15:00, Kombëtarja U21 ose sicc njihen ndryshet “Shpresat” e teknikut, Alban Bushi, po përballen me rivalët e Malit të Zi, mirëpo prej më shumë se 30 minutash tashmë, ndeshja është ndërprerë dhe ende nuk dihet se kur do të fillojë sërish.

Reshjet e shumta të shiut që po bien në Malin e Zi, kanë bërë që të ndërpritet ndeshja Mali i Zi U-21 – Shqipëri U-21. Reshjet e shumta e kanë bërë që fusha e blertë të mbulohet nga uji dhe kur nuk kishte kaluar gjysmë ore lojë, zyrtarët kanë vendosur që ta ndërpresin takimin, i cili në ato momente ishte në shifrat 0-0.

Ndërkaq, kujtojmë se kjo përballje është e vlefshme, për grupin E, të fazëve kualifikuese, të Kampionatit Evropian, U-21, “Sllovaki 2025”, grup në të cilin aktualisht, “legjionarët” e vegjël mbajnë vendin e 3-të, me 9 pikë, po aq sa Rumania e vendit të 2-të e 1 më pak se Zvicra e vendit të parë. /i.m /abcnews.al