Ndërpritet energjia, probleme në aeroportin e Milanos

schedule08:10 - 7 Shtator, 2023

schedule 08:10 - 7 Shtator, 2023

Autoritetet në aeroportin e Linate në Milano, u detyruan të ndërpresin punën për rreth një orë, për shkak të një problemi në pistë, ku u ndërpre energjia elektrike.

Për pasojë, të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse nga ky aeroport u pezulluan. Sipas raportimeve zyrtare pati dhe nga ato fluturime të cilat u zhvendosën për t’u ulur në aeroportet e tjera të Malpensës dhe Orio al Serio.

Shkaku i problemit mendohet të ketë qenë një qark i shkurtër, që i detyroi teknikët të fikin të gjitha dritat në pistë, duke parandaluar përkeqësimin e situatës.

/abcnews.al