Në Ukrainë u ndërpre energjia elektrike në gjashtë rajone për shkak të asaj që autoritetet e përshkruan si një sulm raketor “masiv” nga Rusia, njoftoi operatori i rrjetit kombëtar të energjisë elektrike.
Forcat ajrore të Ukrainës paralajmëruan për grupe të shumta raketash të lëshuara nga Rusia gjatë alarmit kombëtar, por nuk pati raportime të menjëhershme për dëme, raportoi Reuters.
Sipas një deklarate të Ukrenergo, energjia është ndërprerë në rajonet e Kharkiv, Sumy, Poltava, Zaporozhye, Dnipropetrovsk dhe Kirovograd.
Ministri ukrainas i Energjisë Herman Galushenko njoftoi në rrjetet sociale se janë në fuqi edhe “masat parandaluese” në lidhje me sistemin e shpërndarjes./abcnews.al