Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro, akuzoi opozitën në vend dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërprerjen e energjisë elektrike në vend. Ndërsa sekretari amerikan i shtetit Maduro reagoi duke thënë se situate e krijuar është për faj të paaftësisë së qeverisë së Maduros.
Venezuela është në errësirë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Kryeqyteti Karakas ka mbetur pa energji elektrike në orët e mbrëmjes së të enjtes. Ndërprerja është shtrirë dhe në zona të tjera të vendit. Qeveria e presidentit Nikolas Maduro fajësoi opozitën duke e akuzuar për sabotim. Në profiling e tij Tuiter Maduro ka fajësuar për ndërprerjen e nergjisë elektrike dhe luftën elektrike të paralajmëruar dhe të drejtuar nga imperializmi amerikan kundër popullit venezuelian. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i sekretarit amerikan të shtetit Majk Pompeo i cili u shpreh në Tuiter se mugesa e energjisë elektrike dhe shkatërrimi po godasin venezuelianët jo për faj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mungesa e elektricetit dhe ushqimeve në vend, sipas tij, janë rezultat i paaftësisë së regjimit të Maduros. Dhe lideri i opozitës Huan Guaido u shpreh se situate e krijuar është pasojë e kaosit, shqetësimit dhe zemërimit në vend dhe se është një provë e paaftësisë së Maduros. Sipas tij energjia elektrike do të kthehet kur Maduro të jetë larguar nga pushteti. /abcnews.al