Ndërprerja e Partizani-Bilishti, FSHF dhe Policia e Shtetit dalin me qëndrime zyrtare

schedule17:32 - 15 Maj, 2021

schedule 17:32 - 15 Maj, 2021

Partizani-Bilishti, në kampionatin e futbollit të femrave, u ndërpre në pjesën e parë për shkak të problemeve shëndetësore të disa prej futbollisteve. Fillimisht u raportua për helmim të 6 futbollistëve të skuadrës mike që kishin shfaqur gjendje të fikëti, ndërsa dy prej tyre përfunduan në spital.

FSHF, pas lajmit të dalë, ka reaguar si më poshtë: “Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë dramën e klikimeve të krijuar ditën e sotme në lidhje me ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të femrave.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 21 të kampionatit, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjendje të fikëti. Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, KFF Partizani, që kanë qëndruar së bashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave.

 

Një nga vajzat duke u transportuar në spital

Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit. I bëjmë thirrje të gjithë mediave që të jenë shumë të kujdesshme në raportimin e ngjarjeve të tilla, duke parë që kanë të bëjnë me emocione të lojtareve, prindërve dhe të afërmve të tyre”. Në lidhje më këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Shtetit:

“Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për disa futbolliste të cilat dyshohen se  janë helmuar nga ushqimi, ju bëjmë me dije se: Pas verifikimeve paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5 ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!