Një avari në linjën e transmetimit 220kV Tirana 2 – Rrazhbull u bë shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike në disa qytete të vendit Durrës, Lushnje, Fier, Vlorë, Kuçovë dhe Berat.
OST njofton se rikthimi i energjisë u bë i mundur pas 30 minutave, ku u vendosën në punë vetëm fidrat e rëndësisë së veçantë, Spitale dhe Qeder Qyteti, duke lënë me kufizime të thellë të gjithë pjesën tjetër të popullatës.
Në orën 17:52 u ndërpre energjia përkohësisht dhe në rajonin Sarandë, e cila u rikthye përsëri në punë me kufizime.
Aktualisht, po kryhet rivendosje graduale në punë e ngarkesë në këto zona, të cilat po kryhen nga Dispeceria Qendrore TL, në bashkëpunim me Dispeceritë Rajonale Durrës, Berat, Fier, Gjirokastër, Vlorë, në varesi të udhëzimeve dhe hapësirave deri në rivendosjen e skemës normale të furnizimit./abcnews.al