Ndërprerja e dërgesave të gazit në Gjermani do të përkeqësojë krizën energjetike të Europës

schedule09:56 - 3 Shtator, 2022

schedule 09:56 - 3 Shtator, 2022

Gjigandi i gazit në pronësi ruse Gazprom tha të premten se tubacioni, i cili do të rihapej të shtunën do të qëndronte i mbyllur derisa të riparohej një turbinë, sipas The Guardian.

Gazprom tregoi se kishte një defekt në një turbinë gjatë kryerjes së mirëmbajtjes me përfaqësuesit e Siemens, e cila e prodhoi turbinën, dhe publikoi një foto në Telegram të kabllove të dëmtuara.

Më herët, Kremlini paralajmëroi se funksionimi i ardhshëm i gazsjellësit Nord Stream – tubacioni më i madh i gazit nga Rusia në Europë ishte në rrezik për shkak të mungesës së pjesëve rezervë.

Prodhuesi i turbinave Siemens Energy tha në një deklaratë se rrjedhja e naftës “nuk ishte një arsye teknike për ndalimin e funksionimit”. Rrjedhje të tilla zakonisht nuk ndikojnë në funksionimin e një turbine dhe mund të mbyllen në vend, raporton abcnews.al.

Pas vendosjes së sanksioneve për pushtimin e saj në Ukrainë, Rusia ka reduktuar ose ndërprerë furnizimet me gaz për vende të ndryshme europiane, duke shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë. Kremlini ka fajësuar sanksionet për furnizimet e reduktuara.

Me afrimin e dimrit, vendet europiane kanë kërkuar të mbushin plotësisht rezervat e tyre të gazit, të sigurojnë furnizime alternative dhe të zbatojnë plane për të reduktuar konsumin.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!