Nderohet me “Tapirin e Artë”, Ibra: Do shërohemi, çmimi më jep fat

schedule17:57 - 22 Shkurt, 2021

schedule 17:57 - 22 Shkurt, 2021

Dje Milani pësoi një humbje shokuese ndaj Interit në derbin e javës së 23-të të Serie A. Pas kësaj sot Zlatan Ibrahimovic ka merituar çmimin e emisionit satirik “Striscia la Notizia”, si dështimi i javës.

Ibra e pranoi me kënaqësi çmimin “Tapiri i Artë” dhe komentoi edhe humbjen e djeshme. Kjo ishte hera e gjashtë që Ibra merr këtë çmim, i cili është shndërruar në një zhvillim shumë i ndjekur në Itali.

“Ishte e vështirë. Ne bëmë shumë gabime, por do të shërohemi. Në ndeshjen tjetër unë shkoj me ‘Tapirin e Artë’, ndoshta kjo do të sjellë fat (qesh). Sanremo? Tani për tani unë jam përqendruar te ndeshjet”, u shpreh Ibra. /abcnews.al