Nderimi për humanistin, Dibra e shpall Arbër Hajdarin “qytetar nderi”

schedule21:20 - 14 Mars, 2025

schedule 21:20 - 14 Mars, 2025

Dëshira për ta përjetësuar kujtimin, është më e fortë se dridhja e duarve. Andaj, që nga fillimi deri në fund ky mysafir e xhiroi krejt ceremoninë e ndarjes së çmimit “Qytetar Nderi” nga Komuna e Dibres së Maqedonisë së Veriut për Arbër Hajdarin.

Veprimtarinë humanitare të Hajdarit me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” krejt folësit që i’u drejtuan pjesëmarrësve e ngriten në piedestal.

Derisa  për nderimin që i’u bë në Dibër, mysafirët e ardhur nga Tirana e vlerësuan shumë. Madje për Arbërin thanë që është shembulli që duhet të ndiqet nga të rinjtë anë e mbanë Shqiptarisë.

E për fund, ishte vetë Arbëri i cili me emocione u shfaq falënderues e mirënjohës për titullin e marrë.

Për fund mysafirët patën mundësinë të fotografohen me Hajdarin, e më pas së bashku shkuan për të ngrënë iftar./klankosova/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!