Nderimet për George Floyd, kryebashkiaku i Minneapolis ulet në gjunjë dhe qan para arkivolit

schedule21:13 - 4 Qershor, 2020

schedule 21:13 - 4 Qershor, 2020

George Floyd, afro-amerikani i cili u vra nga një polic pak ditë më parë po nderohet në Minneapolis të SHBA-së me një memorial.

I pranishëm në ceremoninë e Floyd ishte edhe kryebashkiaku i Minneapolis, Jacob Frey. Ka rënë në sy gjesti i këtij të fundit, teksa është ulur në gjunjë dhe qau para arkivolit të George Floyd.

Vdekja e tmerrshme e Floyd më 25 maj ka shkaktuar protesta mbarëkombëtare në SHBA, kundër racizmit.

Afro-amerikani u vra nga një polic i bardhë, në pamje shihet teksa ky i fundit i vendos këmbën në qafë Floyd-it për 9 minuta derisa i mori jetën.

/abcnews.al